Aksident tragjik me 4 viktima në Greqi, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare
Një 19-vjeçare shqiptare humbi jetën sot në një aksident me katër viktima, në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.
Dy makina janë përplasur duke u shkatërruar plotësisht.
Plot 9 zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat nga automjetet e shkatërruara, por ishte shumë vonë.
Në aksident kanë humbur jetën vajza 19-vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.
Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes.