PS ndez motorrët e fushatës në Finiq dhe Delvinë: Fitojmë mandatin e tretë
Partia Socialiste ka ndezur motorrët e fushatës elektorale, ku do synojë një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ditën e sotme deputeti Alket Hyseni dhe kordinatori politik për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri, ka zhvilluar takime në Finiq dhe Delvinë.
“Me Damianin, drejtuesin politik të Qarkut Vlorë dhe Andrean, zhvilluam mbledhjen e Asamblesë Socialiste Finiq.
Me punët e mira të Qeverisë Edi Rama në Bashkinë Finiq, me shërbimin ndaj njerëzve të mirë e të ndershëm të minoritetit, duke organizuar më mirë punën e strukturave tona për të trokitur në çdo lagje dhe derë, çdo zemër dhe mendje, do sigurojmë një mbështetje më të madhe për alternativën tonë.
PS, shpresa dhe mundësia e vetme për punësim e zhvillim, integritet dhe dinjitet, të drejta dhe liri të minoritetit”
“Ndizen? të gjithë motorrët e PS? Delvinë për fitore edhe më të thellë në 25 Prill 2021.
Ne socialistët nuk bëjmë thjesht diferencën, ne bëjmë ndryshimin rrënjësor, nuk jemi më të mirët e të këqinjëve, por jemi shpresa dhe alternativa e vetme e së mirës”, shkruan deputeti Alket Hyseni në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/
Me Damianin, drejtuesin politik të Qarkut Vlorë dhe Andrean, zhvilluam mbledhjen e Asamblesë Socialiste Finiq. Me punët…
Posted by Alket Hyseni on Saturday, 12 September 2020
Ndizen? të gjithë motorrët e PS? Delvinë për fitore edhe më të thellë në 25 Prill 2021. Ne socialistët nuk bëjmë…
Posted by Alket Hyseni on Saturday, 12 September 2020