Duke qarë dhe në gjendje të rëndë psikologjike, Mihal Kokëdhima rrëfen për herë të parë ngjarjen e bujshme me turistët e huaj: Unë u mbrojta
Mihal Kokëdhima u bë i famshëm në Shqipëri, pasi sulmoi disa turistë nga Spanja, duke hipur mbi kofanon e një makine, pas një konflikti për disa peshq të porositur.
“Ka ndodhur ajo që shihni në video. Donin të largoheshin pa paguar, Shoferi më kapi nga fyti. Kur vura dorën për tu mbrojtur ata godisnin dorën time. Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua? Çfarë bëra une? Se ku e gjetën atë urrejtje pastaj. Më shkatërruan lokalin. Më shkatërruan pemët. Okay jam pa leje po jam në vendin tim 1 mijë vjet. Nuk ia zura njeriu“, – thotë Kokëdhima.
Jo vetëm kaq, pasi këtë vit, Mihal Kokëdhima shau dhe ofendoi disa turistë të tjerë, pasi ishin futur tek tokat e tij, në plazhet e Himarës.
“Unë e rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në qeli ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë s’kam gjë. Shkatërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, – shprehet Mihal Kokëdhima.