Sërish dyndje drejt plazheve shqiptare, fluks në Morinë
Kjo fundjavë shënoi një tjetër rekord të kalimeve në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.
Mijëra qytetarë dhe automjete të Kosovës iu drejtuan bregdetit shqiptar mëngjesin e sotëm.
Si rrallë ndonjëherë, kolonat e mjeteve krijuan radhë të gjata deri në thellësi të territorit të Kosovës. Policisë kufitare i është dashur të ngrejë trarët e të punojë me procedurë të përshpejtuar.
Edhe pse jemi në muajin shtator, qytetarët e Kosovës vijojnë të frekuentojnë bregdetin. Vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete, me më shume se 25 mijë qytetarë të Kosovës.