Butrinti nis merkaton, afron lojtarin që mbylli sezonin me Delvinën
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Milto Gurma, Butrinti ka nisur punën dhe për afrimin e lojtarëve të rinj.
Goditja e parë në merkato është ajo e Keli Mustës.
Futbollisti i ri i skuadrës sarandiote i bashkohet ekipit, pas mbylljes së sezonit që bëri me ekipin e Delvinës.
Musta ka zgjedhur ekipin e Butrintit për të vijuar karrierën e tij.
Synimi i Butrintit në këtë sezon do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë, ku pritet që të afrohen sërish disa lojtarë të tjerë. /Sarandanews.com/