Gjirokastra vlerëson me titullin “Qytetar Nderi” mjekun Tritan Kalo
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” mjekun Tritan Kalo, një nga profesionistët e shumtë në radhët e bluzave të bardha që po përballet me betejën e Covid 19 në Spitalin Infektiv.
Tritan Kalo ka një përvojë 38-vjecare si mjek i sëmundjeve infektive.
Lidhja e tij me Gjirokastrën i ka rrënjët e thella pasi babai i tij ka lindur pikërisht në këtë qytet.