DETAJET/ Ja gjëndja shëndetsore e 48- vjeçarit nga Saranda që u rrëzua nga fiku
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Mësohet se 48-vjeçari Dervish Mahilaj është rrëzuar nga fiku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky i fundit është nisur me helikopter drejt Tiranës, për një mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtime në shtyllën kurizore.
Dervish Mahilaj ka lindur në një fshat të Vlorës, por prej vitesh banonte në fshatin Berdenesh të Sarandës.