Ndahet nga jeta Hazbi Kasaj që mallkonte votuesit nëse s’e votonin dhe premtonte hapjen e bordellove
Është ndarë nga jeta ditën e sotme Hazbi Kasaj apo siç e thërrisnin në qytetin e Këlcyrës ‘Bikja’.
Ai mori famë me kandidimin për kryetar bashkie në Këlcyrë, ku premtonte legalizimin e hashashit, hapjen e shtëpive publike dhe mallkonte të gjithë ata që nuk e votonin. Slogani i tij ishte “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “.
“Nëse unë do të bëhem kryebashkiak dhe do të më votojnë njerëzit në Këlcyrë, të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.
Ata do të ikin vetëm për qef, pse të iki ai nëpër botë? Me mua kryebashkiak, qefi do të jetë i shumëllojshëm, siç e do rinia. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë.
Slogani im është “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “, pak punë dhe shumë qejf. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Unë do t’i programoj të gjitha kërto, do hap shtëpi publike dhe do legalizoj hashashin. Lë ta furnizojë Shqipëria të gjithë botën me hashash,”– premtonte Kasaj në atë kohë.