Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimin për shqiptarët
Greqia ka shtyrë të paktën deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Përmes një statusi të Ambasadës Greke në Tiranë, jepen detaje nga rregullat e reja të vendosura nga Qeveria.
Sipas vendimit të qeverisë Greke, i datës 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kanë pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.
Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshticës prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me avion (fluturimet Tiranë – Athinë).
Nga e Diela e datës 16.08.2020, nga ora 00:01 e drekës, të gjithë ata që hyjnë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).
Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 mijë euro.
Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi
3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).