FOTO-FAKT/ Sondazhi i manipuluar nga portali i PD-së në Sarandë, opozita: I dhamë goditjen e fundit

Partia Demokratike, mediat pranë saj dhe ish kryeministri Sali Berisha, javët  e fundit janë përfshirë në shpërndarjen dhe zhvillimin e disa sondazheve qesharake në rrjetet sociale, ku po e shpallin opozitën fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Fakti është se të tilla sondazhe janë qesharake dhe të parëndësishme, pasi janë lehtësisht të manipulueshme.

Së fundmi, pjesë e estradës së sondazheve fake, nuk kishte se si mos të bëhej edhe portali i opozitës në Sarandë.

Në sondazhin e hapur prej tyre ishte ngritur pyetja rreth punës 1 vjeçare të kryebashkiakut Adrian Gurma, ku “qytetarët’’ ishin ftuar të jepnin vlerësimin e tyre.

Dhe normalisht siç pritej sondazhi ishte kundër kryebashkiakut Adrian Gurma, dhe menjëherë kjo ka sjell një entuziasëm tek opozita në Sarandë, e cila ishte angzhuar totalisht për të votuar dhe për të manipuluar këtë sondazh qesharak.

Siç shihet dhe në foton e më poshtme opozita në Sarandë e ka shpërndarë në faqen e saj në facebook si dhe tek militantët e saj për të manipuluar sondazhin.

Edhe pse sondazhet në rrjetet sociale janë qesharake dhe të manipulueshme, kur sheh opozitën që shpall fitoret nga facebook-u, tregon qartë gjëndjen e pashpresë të saj. /Sarandanews.com/