Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 17 gusht, ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Qeveria greke ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga  data17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlenë për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.

Sa i përket kufijëve toksor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është vendosur që nga data 17 gusht bëhet i detyrueshëm testi PCR që të jetë para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre.

Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.