Ndërhyjnë për të parandaluar sherrin mes fqinjëve/ Dhunohen 3 policë në Himarë
Tre efektivë janë dhunuar sot në Himarë, pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar një sherr mes dy vëllezërve dhe fqinjit të tyre.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin me inicialet M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.
Ata kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta 3 efektivët, duke iu shkaktuar dëmtime, pas ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti më tej.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.”