Të shtënat me armë: Policia shoqëron disa persona
Disa persona jane shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas të shtënave me armë zjarri në zonon e Qafës së Gjashtës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 në fshatin Gjashtë të Sarandës, në kodër, ku sipas njoftimit të policisë, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.