Policia Sarandë jep detaje nga ngjarja ku 1 person ka qëlluar me kallash
Policia e Sarandës ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen e pak minutave më parê.
NJOFTIMI POLICISË
Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.