FOTOT/ Pushimet në Sarandë, Armina Mevlani poston foton nga jahti luksoz
Armina Mevlani vijon pushimet e saja luksoze në Sarandë.
Sot ajo ka postuar një tjetër foto nga një jaht luksoz, ku ndodhet nën shoqërinë e të dashurit të saj Shkëlzen Berishës.
Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, po pushojnë në Sarandë në një nga resortet më luksoze ku një vilë kushton 2 mijë euro nata.
Ndërkohë, jahti luksoz që është vendosur në dispozicion të çiftit është në pronësi të një biznesmeni të njohur nga Tirana.
/Sarandanews.com/