Moti i keq prek edhe Sarandën, ja si paraqitet situata në qytet
Moti i keq i ditës së sotme ka prekur edhe Sarandën.
Megjithatë ndryshe nga qytetet e tjera nuk ka pasur dëmtime për shkak të reshjeve me erë.
Reshjet e shiut kanë sjellë boshatisjen e plazheve, duke prishur pushimet e turistëve.
Fatmirësisht nga moti i keq nuk janë shkaktuar dëme në Sarandë.