Zjarret në Delvinë, Qilimi apel qytetarëve që i vendosin qëllimisht: Do përgjigjeni para ligjit

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, ka reaguar pas disa zjarreve në territorin e kësaj bashkie.

Qilimi u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, ndërsa gjithkush që me papërgjegjshmëri krijon të tilla situata, duke rrezikuar edhe pronën publike dhe jopublike, do të përgjigjet para ligjit për çdo dëm të shkaktuar.

POSTIMI I MAJLINDA QILIMIT.

????Të nderuar banorë të Bashkisë Delvinë,

⚠️Gjatë këtyre ditëve, nisur nga temperaturat e larta dhe era e fortë, ne disa zona të Bashkisë Delvinë ka patur raste te rënies së zjarreve nga pakujdesitë, por edhe raste të zjarrvënieve të qëllimshme.

????????Konkretisht sot, janë evidentuar dy vatra zjarri, njëra pranë vreshtave te Shamarit dhe tjetra në hapësirën e kodrave Fushëvërri – Kalasë. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikësve dhe punonjësve të emergjencave civile u bë i mundur izolimi i vatrave të zjarrit.

????????Lusim banorët e Bashkisë Delvinë, që të rrisin kujdesin ndaj veprimeve jo të hijshme, ndërkohë që gjithkush që me papërgjegjshmëri krijon të tilla situata, duke rrezikuar edhe pronën publike dhe jopublike, do të përgjigjet para ligjit për çdo dëm të shkaktuar.

#NdërgjegjësimiNisNgaNe