Deputetja Gjirokastrës: Pandemia ka goditur turizmin, kur isha ministre zbulova një Shqipëri ndryshe
Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro këtë të martë në një intervistë për “Provokacija”, ka theksuar se pandemia është një situatë që do të sjellë shumë ndryshime në lidhje me mënyrën se si do të bëhet turizëm tashmë.
Kumbaro në fjalën e saj ka theksuar se deri më tani ka shumë sjellje që duket se sjellja e shumë njerëzve ka ndryshuar në bazë të zbatimit të masave mbrojtëse ndaj Covid.
Ish ministrja ndër të tjera ka deklaruar se nuk është vetëm turizmi i bregut të detit ai që ka pas shumë zhvillim dhe vëmendje këto kohë por është edhe turizmi kulturor.
Sipas ish ministres është mrekulli që të shëtisësh Shqipërinë nga veriu në jug, peisazhi që ka vendi ynë është i jashtëzakonshëm.
Ndër të tjera ajo është ndalur tek qarku i Gjirokastrës ku është dhe deputete, ku ka theksuar se është një ndër zonat që nuk duhet të lihet pa u vizituar.
“Në kohën kur isha ministre zbulova një Shqipërinë që nuk e njihja, jo vetëm në anën politike që padyshim kthehet në anë emocionale, më bëri që fokusin kryesor ta kem në vendin tim të origjinës që është qarku i Gjirokastrës.
Informacionin në lidhje me të gjithë bukuritë dhe veçantinë që ofron Gjirokastra e kam mësuar më shumë gjatë kohës që isha ministre.
Gjatë asaj kohe e kam parë me një tjetër sy këtë zonë, e kam parë në sensin se si mund të zhvillohet kjo zonë.
Dhe pasi mora detyrën arrita që të kuptoj mënyrën se si të punosh në një skuadër mund të arrish shumë gjëra”, është shprehur ajo.