Skeda e pasurisë së deklaruar –Hysen Saliko –Gjykata Apelit Vlorë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që do të mbahet si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar.
Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.
Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994.
Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Hysen Saliko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Në vitin 2003, Saliko ka deklaruar në ILDKPKI një pasuri familjare të barabartë me 2.4 milionë lekë. Deri në vitin 2017, pasuria familjare e deklaruar e subjektit është 10-fishuar dhe kap një vlerë prej 25 milionë lekë.
Kjo pasuri në vitin 2017 përbëhet nga 2.4 milionë lekë likuiditete në bankë,1.1 milionë lekë cash, 948 mijë lekë pasuri të luajtshme dhe 20 milionë lekë pasuri të paluajtshme.
Të ardhurat familjare të subjektit të rivlerësimit nga viti 2003 deri ne vitin 2017, kapin vlerën 45 milionë lekë, ku një pjesë të rëndësishme vijnë nga të ardhura nga toka bujqësore dhe bletaria me vlerë 14.5 milionë lekë, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë 4 milionë lekë dhe dhurata cash me vlerë 1.6 milionë lekë.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z. Saliko njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në vitin 2007, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për shtesën pasurisë të krijuar në shumën 972,038 lekë (në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet e konsumit familjar).
Në vitin 2014 deklarohen të ardhura nga nusja e djalit mbas martese në shumën 1,6 milionë lekë, me burim “dhurata që i kane bere prindërit me rastin e martesës dhe dhurata nga dasma e saj”.
Gjatë këtij viti deklarohet gjithashtu të jenë marrë hua 23,000 euro si burim i pjesshëm për vlerën e apartamentit në emër të djalit. Ky detyrim nuk është shlyer deri me datë 31.12.2017. Gjithashtu, ne deklarata periodike nuk ka të dhëna mbi kushtet e kësaj kontrate huadhënieje, palët e përfshira, afati apo interesi nëse ka.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017