OFL, sekuestrohen 6 automjete luksoze në Vlorë
Kur po mbushen disa javë nga operacioni Forca e Ligjit, akti normativ i qeverisë nuk ka kaluar ende në Kuvend.
E megjithatë aksioni vijon, ndërsa në Vlorë janë sekuestruar së fundi 6 automjete luksoze.
Në komisariatin e Vlorës pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe personave që i kanë në pronësi.
Paralelisht me këtë pritet të hetohet edhe burimi i të ardhurave për personat që i kanë në pronësi.