FOTO LAJM/ “Green Coast Resort” thyen ligjin e qeverisë: Organizon party sonte në mbrëmje
Qeveria shqiptare ka vendosur me akt normativ ndaljen e muzikës pas orës 20:00.
Ky vendim u mor si masë për të shmangur grumbullimet në ambientet e mbyllura, çka rrezikon përhapjen e virusit Covid-19.
Megjithatë, resorti luksoz i njohur si “Green Coast Resort” që ndodhet në Palasë, ka vendosur të thyejë rregullin e qeverisë.
Përmes një njoftimi ky resort ku gjenden dhe beach bare që organizohet muzikë për të rinjtë, njofton se sot në orën 21:00 do të organizojë muzikë live.
I ftuar në këtë organizim nga “Green Coast Resort” do të jetë këngëtari i njohur nga Kosova, Vdeat Ademi.
Pas këtij lajmërimi ka reaguar edhe ish- Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja i cili shkruan:
“Kushdo që rrezikon shëndetin e popullit apo nëpërkëmb autoritetin e shtetit e ka hak ndëshkimin shembullor!”, shprehet Beqja. /Sarandanews.com/