Arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Ksamil, shpallet në kërkim një tjetër
Kapet dhe arrestohet nga Policia autori i plagosjes së djeshme në Ksamil dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli.
Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.