Terrorizonte 38-vjeçaren duke tentuar t’i zaptonte banesën në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.

Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.

Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *