Vlora mirëpret Ardit Bidon, mbi 600 qytetarë në takim

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Vlorës, ku morën pjesë mbi 600 qytetarë. Gjatë takimit, ai prezantoi pjesë të programit të tij dhe ndau me të pranishmit qëndrimet dhe prioritetet për qarkun.

Në fjalën e tij, Bido falënderoi qytetarët për energjinë dhe besimin, duke theksuar se Vlora ka qenë gjithmonë një qytet që i ka marrë vetë vendimet për të ardhmen e saj. “Nëse doni një model të ri politik, keni një zgjedhje në 11 maj. Një fitore që nuk i shërben asnjë individi apo partie, por një Shqipërie që kërkon përfaqësim dinjitoz, vizion dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse,” u shpreh kandidati socialist.

Ai theksoi gjithashtu se është i vendosur të përfaqësojë çdo cep të qarkut të Vlorës, nga Ura e Mifolit në Konispol, nga qyteti në fshat, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë aktive e fushatës, derë më derë, për të zgjedhur një të ardhme që ndërtohet mbi zërin e tyre.

“Votoni Partinë Socialiste, numrin 5. Votoni për Ardit Bidon, që Vlora të ketë fjalën e saj në Kuvend,” ishte thirrja përmbyllëse e takimit.

PAMJET NGA TAKIMI : https://www.facebook.com/share/v/15KDVdrUPS/?mibextid=wwXIfr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *