Sondazhi i kompanisë që parashikoi fitoren e Trump: Edi Rama fiton zgjedhjet me 49.4% të votave
CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin ka zhvilluar një sondazh final lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në bashkëpunim me “TopStory” në sondazh kanë marrë pjesë 1200 qytetarë të cilët kanë votuar nga datat 26 Prill deri më 3 Maj.
Përballja zhvillohet mes dy forcave politike dominuese në Shqipëri, Partisë Socialiste ose qeveria sot dhe Partisë Demokratike. Nëse shqiptarët do të shkonin në zgjedhje ditën e sotme, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e 4-t me një rezultat prej 49.4% në rang kombëtar, ndërsa Partia Demokratike do të siguronte 34.9% të votave.
Përsa i përket përballjes mes partive të vogla, “Mundësia” e Agron Shehajt kryeson me 5.3% të votave, e ndjekur nga “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 3.3% dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, me 3.1% të votave.
Në sondazhin e zhvilluar në rang qarku, Tirana voton si kryeministër Edi Ramën me 47.8% të votave, ndërsa Berisha do të siguronte 30,8%.
Garën e partive të reja në kryeqytet e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.3% e votave.