Sarande – Mblidhet Task-Forca për sezonin turistik veror 2025

U zhvillua sot në Sarandë mbledhja e Task-Forcës për menaxhimin e sezonit turistik veror 2025, në prani të Prefektit të Qarkut, z. Plator Nesturi.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve kyçe vendore dhe qendrore, të cilët diskutuan për masat që duhen ndërmarrë me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt, të organizuar dhe mikpritës për të gjithë vizitorët.

Në fokus të diskutimeve ishin: përmirësimi i shërbimeve publike, siguria në plazhe dhe akset rrugore, menaxhimi i mbetjeve urbane, si dhe përforcimi i strukturave të emergjencës dhe shëndetësisë.

Qellimi i përbashkët i të gjithë aktorëve të përfshirë është: një verë e qetë dhe e suksesshme për banorët dhe turistët, vendas apo të huaj, që zgjedhin bregdetin e jugut për pushime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *