Kokainë dhe kanabis e ndarë në doza me qëllim shitjen në Vlorë e Sarandë/ Arrestohen dy persona

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. A., 18 vjeç, banues në Çukë, Sarandë;

• A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *