INTERVISTA/ Dr. Vasil Llajo – Mjeku që ka shërbyer për dekada dhe tani kërkon besimin e qytetarëve në Parlament (VIDEO)

Ka mbi 40 vite që ka shkelur me këmbë çdo cep të qarkut të Vlorës, veçanërisht në Finiq, Konispol, Delvinë, por edhe në Novoselë, Nartë, Zvërnec, Himarë dhe Vlorë. Që prej vitit 1983, doktori i njohur Vasil Llajo nuk i ka braktisur asnjëherë qytetarët e vendit dhe qarkut të tij. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të kandidojë me listë të hapur, duke besuar fuqimisht tek vlerësimi dhe mbështetja e bashkëqytetarëve të tij, në çdo cep të qarkut.

Doktor Vasili shprehet se ka besim se mund të përballet sy më sy me çdo banor të qarkut, për t’u kërkuar mbështetjen dhe për të qenë zëri i tyre në Parlamentin e Shqipërisë. Ai flet për përvojën e tij shumëvjeçare, për avantazhet që ka si kandidat, për rëndësinë e listës së hapur dhe përballjen me kundërshtarët politikë.

Ndër të tjera, ai thekson rolin e Partisë Socialiste në këtë garë zgjedhore dhe aspiratën për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. Ai ndalet edhe te specifikat e zonës që përfaqëson, çfarë ajo ka për të ofruar për qytetarët, si dhe premtimet konkrete që synon të realizojë nëse merr mbështetjen e tyre.

Jetëshkrimi

Dr. Vasil Llajo është mjek anestezist, sipërmarrës vizionar dhe një nga emrat më të respektuar në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe rajon. Me një karrierë që përfshin më shumë se katër dekada, ai ka kombinuar përvojën e drejtpërdrejtë me pacientët me një vizion të qartë për modernizimin e shërbimeve mjekësore në vend.

I lindur në Sarandë dhe i rritur me frymën e punës dhe përkushtimit ndaj njerëzve, Dr. Llajo e nisi profesionin si mjek në zonat më të thella të jugut, në Konispol dhe fshatrat përreth, atje ku mungonin edhe shërbimet më bazike mjekësore. Me çantën e ilaçeve dhe librat e mjekësisë në krah, ai përshkonte kilometra në këmbë për të shërbyer banorëve, duke u bërë për ta jo vetëm mjeku dhe kirurgu, por edhe miku më i afërt.

Pas viteve të shërbimit në terren, karriera e tij vijoi në Tiranë si anestezist dhe më pas në spitalin “KAT” të Athinës, ku u përball me standardet më të larta të mjekësisë europiane. Kjo përvojë e thellë ndërkombëtare i dha hov vizionit të tij për të sjellë teknologjinë më të avancuar mjekësore në Shqipëri.

Dr. Llajo është themeluesi i laboratorit të parë privat në vend, si dhe i disa kompanive lider në fushën e pajisjeve mjekësore dhe ortopedisë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Nën drejtimin e tij u ngrit qendra e parë që instaloi skanerin CT në Shqipëri, si dhe u zhvilluan diagnostika molekulare dhe citogjenetike, duke i hapur rrugën një epoke të re në kujdesin shëndetësor.

Sot, rrjeti i laboratorëve dhe qendrave të tij diagnostikuese punëson mbi 600 profesionistë dhe ofron kujdes shëndetësor me standardet më të larta për mijëra qytetarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi.

Nga fshatrat e skajshme të Konispolit deri te ndërtimi i një rrjeti modern diagnostik, Dr. Llajo njeh më mirë se kushdo nevojat reale të qytetarëve për një sistem shëndetësor të barabartë, cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Ai beson se tani është koha që përvoja, integriteti dhe njohja e thellë e sistemit të shëndetësisë të përfaqësohen me dinjitet në Kuvendin e Shqipërisë, për të garantuar politika më të drejta, më humane dhe në funksion të mirëqenies së njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *