Gjiknuri: Berisha ka si qëllim vetëm hallin e tij, pse duhej të paguante 6 mln dollarë për të hequr non-gratën?
Akuzat e PD për parregullsi në zgjedhje, Damian Gjiknuri, i sheh vetëm te një hall i vetëm, që Sali Berisha të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së për të shpëtuar veten.
I ftuar në emisionin Log, në News24, Gjiknuri u shpreh se Sali Berisha e ka në gen mospranimin e rezultatit, kështu tha edhe në dy zgjedhjet e fundit që humbi, ndërkohë që në fushatë qasja e tij ishte ajo e humbësit, duke paguar për të hequr non-gratën.
“Saliun nuk e dëgjojmë për herë të parë që thotë kështu. Kjo ka ndodhur në 2017, po ashtu në 2021. Nuk e sheh problemin te vetja. Ndëra Rama në 2009 kërkoi transparencë.
Gjithsesi, partitë nuk e kanë në kulturë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Berisha e ka më të theksuar. Ai paguan 6 milionë dollarë për të hequr non-gratën. Ai ishte kandidat për Kryeministër, pse duhej ta bënte këtu?
Kam qenë i bindur se Berisha ka qenë violinë e parë edhe kur ishte Basha në krye të PD, i merrte ai vendimet. Çadra, bojkoti dhe qëndrimi në Kuvend ishin të gabuar, të dirigjuar nga Berisha. Qasja e tij ka qenë ajo e humbësit.
Ne jemi te pika që nuk ka asgjë të re. Bëjnë ca akuza, nuk gjejnë 5 prova se si ka ndikuar procesi i vjedhjes, sipas tyre, në një qendër votimi. E gjitha kjo ka të bëjë si të justifikohet humbja. Berisha ka si qëllim vetëm hallin e vet, si në fushatë, ashtu edhe tani”, – theksoi Gjiknuri.