47.600 votues më 11 Maj – Në Sarandë infrastruktura zgjedhore drejt plotësimit
Infrastruktura zgjedhore po shkon drejt kompletimit per territorin e bashkise se Sarandes.
Ne KZAZ-ne me numer 91 qe do te administroje te gjithe procesin zgjedhor te 11 majit, kryetari i ketij komisioni Elvis Kuci thote se jane percaktuar qendrat e votimit dhe vendndodhjet e tyre ne perputhje me ligjin si dhe komisioneret per çdo qender, numri i te cileve shkon ne 364.
”KZAZ-ja jone nr.91 ka percaktuar te gjitha qendrat e votimit qe jane 52 ne bashkine Sarande. Jane pozicionuar vendet e saj nga listat qe ka derguar bashkia me disa ndryshime te vogela. Gjithashtu jane percaktuar dhe komisioneret”, tha Kuci.
Ne vijim ai shtoi se qytetaret mund te kerkojne emrin ne listat e shpallura se ku e kane qendren e votimit ose mund ta gjejne ne aplikacionin e KQZ.
Zgjedhjet parlamentare do ta mbahen te dielen me 11 Maj.