Vasil Llajo sfidon gjithçka: Nuk u tremba nga Covid-i, jo më nga lista e hapur!
Në një deklaratë për mediat, kandidati i PS për Sarandën, Vasil Llajo, ka gjetur mënyrën më “epike” për të shpallur kurajon e tij politike:
“Unë nuk u tremba nga Covid-i, jo më nga lista e hapur!”
Me një ton heroik, Llajo i la të kuptohej qytetarëve të Sarandës se listat e hapura janë thjesht një grip krahasuar me Covid-in që ai e ka kaluar me sukses – bashkë me moralin e politikës, me sa duket.
Tani mbetet vetëm të shohim nëse do t’i shpëtojë edhe votës së hapur të qytetarëve më 11 maj. Se ajo, ndryshe nga virusi, nuk fal.