Ina Zhupa viziton Fterrën, pritet nga një grup i vogël simpatizantësh në një kafene
Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka ndaluar në vendlindjen e saj, Fterrë, ku është takuar me një grup të vogël banorësh, rreth 15 persona, në një ambient kafeneje.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson Fterrën si “shtëpinë e saj” dhe thekson emocionet e takimit me bashkëfshatarët.
“Biseduam me mall, me emocion dhe mora urimet dhe bekimet e tyre,” shkruan ajo. Ajo gjithashtu përmend mikpritjen tradicionale të zonës, duke cituar një shprehje popullore: “I presim të gjithë, por si duam të gjithë”.
Pavarësisht pjesëmarrjes modeste, Zhupa e mbyll mesazhin me një apel për mbështetje në zgjedhje, duke shkruar: “Votojnë me krenari Nr 1️⃣”.
Takimi, ndonëse simbolik, është pjesë e turit të saj elektoral në zonat e thella të jugut, ku përpiqet të rigjallërojë mbështetjen për PD-në në një qark tradicionalisht të majtë.