Ina Zhupa: PD do të garantojë zero taksim për profesionistët e lirë dhe rikthim të sigurisë juridike
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Sarandës, Ina Zhupa, ka deklaruar mbështetjen e plotë të forcës së saj politike për profesionistët e lirë, duke theksuar angazhimin për një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe pa taksa për këtë kategori.
Në një takim me përfaqësues të profesioneve të lira, Zhupa kujtoi fitoren në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e tatimit mbi shërbimet profesionale, duke e cilësuar këtë si një betejë të fituar së bashku me qytetarët. Ajo premtoi:
- Zero taksim për profesionistët e lirë
- Niveli më i ulët i taksave në Europë
- Klimë miqësore për biznesin me ligje dhe vendime konkrete
- Sistem fiskal të pandryshueshëm për 4 vitet e ardhshme
Zhupa ndau gjithashtu shqetësimet e avokatëve mbi mungesën e sigurisë juridike dhe premtoi që me ardhjen në pushtet të mazhorancës së re të PD-së do të ketë rishikim të reformës në drejtësi në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ajo theksoi rëndësinë e rikthimit të hartës gjyqësore, në mënyrë që drejtësia të jetë më e aksesueshme dhe më efikase.
Deputetja e mbylli mesazhin e saj me thirrjen për të votuar Partinë Demokratike dhe projektin për një “Shqipëri Madhështore”.