Gjiknuri i “trembur”: Mos dëgjoni kur iu thonë se është i dalë Damiani, por më jepni votën

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Njësisë Administrative Novoselë.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se, investimet e implementuara në qarkun e Vlorës, janë tregues i zhvillimit të mëtejshëm të këtij qarku.

Referuar situatës zgjedhore dhe alternativave që i ofrohen elektoratit, Gjiknuri theksoi se, “Unë jam shumë i lidhur me Njësinë Administrative Novoselë dhe dëshiroj që të kem një votë masive për Partinë Socialiste, por edhe për veten një votë mirënjohjeje nga ju. Dua të kem peshën politike për të vazhduar ato punë të mira që kemi nisur bashkë. Nëse unë jam modeli socialist, politik, pse mos ta kem mbështetjen e Qarkut të Vlorës? Për të ofruar dhe shembullin, që vlonjatët kërkojnë këtë model politikani, me këtë personalitet politikani. Më 11 Maj, ne kemi alternativa politike që i kemi shumë të qarta: alternativa e të kaluarës që përfaqësohet nga Sali Berisha këtu tek ju, ai emër nuk thotë gjë. Çdo fjalë që thonë ata, është një premtim bosh. Çdo votë për parti të tjera përtej PS është votë e hedhur dëm. Unë si Damian, ju garantoj një gjë: me kandidaturën time, me personalitetin tim politik, unë e kam fuqinë dhe zërin e fortë për zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Juve ju duhet një njeri me peshën e duhur politike që t’ju përfaqësoj denjësisht. Mos dëgjoni kur iu thonë se, është i dalë Damiani. Jo, Damiani del vetëm me votat tuaja. Ju ma jepni forcën dhe peshën politike. Më 11 Maj, votoni Partinë Socialiste dhe kandidaturën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *