Balluku: Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *