Zyrtare, Kristo Kiço do përfaqësojë partinë MEGA në zgjedhjet e 11 majit
Janë mbyllur sot në KQZ regjistrimet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.
Ilirjan Celibashi regjistroi edhe dy partitë e fundit, dhe kështu numri total i logove për parlamentin e ri, shkon në 53.
Të fundit u regjistruan grekët e partisë MEGA, të cilët kaluan një përçarje të brendshme për kryetarin e partisë.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi që kryetari që do përfaqësojë partinë MEGA në zgjedhjet e 11- majit do të jetë Kristo Kiço.
Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka pasur përplasje prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar. Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.
Mirëpo Celibashi vendosi që këtë parti në zgjedhje ta përfaqësoje Kristo Kiço.