Vlorë, Gjiknuri takim me strukturat socialiste në Shushicë, me votën për PS ta zhvillojmë më tej zonën

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal në Njësinë Administrative Shushicë, në një takim me strukturat socialiste të zonës.

Gjiknuri u shpreh se: “Jam i bindur që së bashku do të bëjmë më të mirën. Këtë zonë e dua, pasi është zonë punëtore. Kërkoj mbështetjen tuaj për të vijuar ato punë që ende janë në proces, pasi po t’i vendosim në peshore alternativat që ofrohen, alternativa tjetër nuk ofron asgjë. Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës. Kjo do të jetë motoja ime për t’ju përfaqësuar juve. Do të jem zë i fuqishëm për çdo problematikë apo investime, për të cilat ka nevojë zona. Do të jem një krah i fortë juaji, me eksperiencën time politike, me zërin tim. Unë jam një socialist si shumë nga ju këtu, pasi ju jeni Partia Socialiste. Kam gjetur mbështetje, kërkoj përsëri mbështetje. Të bëjmë atë kontratën morale që ta çojmë përpara këtë punë. Do të jem përfaqësuesi i kësaj krahine sepse ju e meritoni”, deklaroi kandidati Gjiknuri.

Kryetari i Njësisë Administrative Shushicë, Birçe Aliraj, duke vlerësuar kandidimin e Gjiknurit pohoi se, “Është kënaqësi që u rikthyet në Vlorë, pasi ne kemi punuar dy mandate me ju 2007-2021. Ju si politikan i sprovuar, ta bëni fushatën shumë të lehtë. Ne ju premtojmë që në këtë fushatë, jo vetëm ju por edhe Partia Socialiste do të dilni shumë mirë, me në krye Edi Ramën. Partia Socialiste do të ketë fitore të thellë, në të gjithë Qarkun Vlorë sikurse Damian Gjiknuri, në Njësinë Administrative Shushicë do të ketë fitore spektakolare”.

Ndërsa edhe të tjerë anëtarë të strukturave socialiste të zonës i garantuan Gjiknurit angazhim dhe mbështetje maksimale për Partinë Socialiste dhe për kandidimin e tij në këto zgjedhje parlamentare, duke e cilësuar si njeriun që do t’i sjellë fitore të thellë Partisë Socialiste në Vlorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *