U përleshën me njëra-tjetrën në rrugë, dy gra përfundojnë në policinë e Sarandës

Komisariati i Policisë Sarandë bën me dije se janë proceduar penalisht dy shtetase, pas një konflikti fizik mes tyre në rrugët e qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 16 mars 2025, shtetaset E. Z., 35 vjeçe, dhe S. I., 60 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën për motive të dobëta.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu, ndaj tyre janë kryer procedurat përkatëse dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *