Sezoni turistik, rreth 800 punonjës nga Afrika do zbarkojnë për të punuar në Sarandë dhe Ksamil
Sezoni turistik veror ndihet çdo ditë e më afër në Sarandë.
Kjo ka bërë që operatorët turistik të nisin punën për të siguruar burimet njerëzore.
Këtë sezon turistik bizneset e Sarandës kanë aplikuar tek agjensitë për punonjës nga jashtë Shqipërisë.
Bëhet fjalë për rreth 800 shtetsa të huaj që do të punojnë këtë sezon të ri turistik në Sarandë e Ksamil.
Kryesisht ata do të jenë nga Afrika dhe pozicionet e tyre të punës do të jenë kamarier dhe ne sektorë të tjerë.