Rama me sipërmarrës në Sarandë: Bëni hile me deklarimin e shtretërve bosh. Parapagim 65% nëse s’doni masa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Sarandë me sipërmarrës të rinj, ku ka paralajmëruar sektorin e hotelerisë kundër deklarimit jo të saktë të numrit të shtretërve bosh në këto struktura gjatë sezonit veror. Rama tha se për të shmangur evazionin fiskal, strukturave hoteliere do t’i jepet si opsion që të pranojnë një para deklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut të paguajnë 65%.

Do të duhet të pranoni se bëni shumë hile me deklarimin e shtretërve të zënë. Çështja është që kjo hile na pengon që të bëjmë më shumë për qytetin sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë. Nuk mund të pretendojë njeri në Ksamil dhe Sarandë që në korrik ka shtretër bosh, por po të shikosh deklarimet tuaja duket sikur jetoni në një krizë permanente. Ne ulëm TVSH e çuam në 6% dhe prap ju bëni sikur nuk kuptoni. Për të hyrë në një proces formalizimi të kësaj situate kemi vendosur t’i japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një para deklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut të paguajnë 65%”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *