Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
• O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
• K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *