PD çel nesër fushatën në Sarandë

Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme me një takim madhor në jug të vendit. Të premten, më 28 mars 2025, në orën 18:30, në Hotel Mediterrane, Sarandë, demokratët do të prezantojnë kandidatët për deputetë si dhe programin e tyre, i cili sipas forcës politike, ka në fokus qytetarin dhe zhvillimin e vendit.

Në këtë event pritet të marrin pjesë drejtues të PD-së, mbështetës dhe qytetarë nga Delvina, Saranda, Finiqi dhe Konispoli, duke shënuar nisjen zyrtare të një beteje elektorale që synon të rikthejë Partinë Demokratike si forcë qeverisëse.

Motoja e kësaj fushate: “Shqipëria Madhështore”, sinjalizon ambicien e demokratëve për një ndryshim të madh politik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *