Olti Çaçi takon përfaqësuesit e Programit Italo-Shqiptar: Mbështetje për bizneset vendase
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka pritur sot përfaqësues nga Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe bankat partnere.
Takimi u fokusua në prezantimin e skemave mbështetëse dhe instrumenteve financiare që synojnë të ndihmojnë bizneset vendase në rritjen e investimeve dhe lehtësimin e qasjes në financa. Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit dhe nxitjen e ekonomisë në rajon.
Bashkia Sarandë vijon angazhimin për të mbështetur bizneset dhe për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë që sjellin investime dhe ekspertizë në zhvillimin e sektorit privat.