Ina Zhupa nis fushatën për 11 Maj: Me përgjegjësi drejt fitores në Sarandë!

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka dhënë një mesazh entuziast ndërsa nis fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se ka marrë përgjegjësinë si drejtuese politike e rrethit të Sarandës për të forcuar Partinë Demokratike – Aleancën për Shqipërinë Madhështore në Qarkun Vlorë.

“Nisëm rrugëtimin drejt fitores së 11 Majit, me përgjegjësi si drejtuese politike e rrethit Sarandë për të shtuar mandatet për Partinë Demokratike – Aleancën për Shqipërinë Madhështore në Qarkun Vlorë! 1-njëshat votojnë 1️⃣,” shkruan Zhupa.

Ky angazhim vjen në një moment kyç për partinë, ndërsa gara elektorale sa vjen e bëhet më e ashpër.


Ajo ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit si një moment vendimtar për të ardhmen politike të vendit dhe ka bërë thirrje për mbështetje masive ndaj PD-së dhe koalicionit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *