Ina Majko, “e vetme” në garën e listës së hapur – Veteranët e PS-së “namin” për vota në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol
Në garën për deputet në qarkun Vlorë, Ina Majko, kandidatja e parë rome në listat e Partisë Socialiste, po zhvillon një fushatë të qetë dhe larg zhurmës së madhe që karakterizon rivalët e saj.
Ndryshe nga kandidatët e tjerë të PS-së, të cilët mbulojnë zonat e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit dhe po zhvillojnë një fushatë intensive për të siguruar sa më shumë vota, Majko duket se po ndjek një strategji më të matur.
Ajo ka marrë një mbështetje të konsiderueshme nga kryeministri Edi Rama dhe është promovuar në disa intervista televizive, duke u prezantuar si një zë i ri në politikën shqiptare.
Nga ana tjetër, veteranët e Partisë Socialiste në këto zona janë angazhuar maksimalisht në terren, duke bërë përpjekje të mëdha për të fituar mbështetjen e elektoratit dhe për të siguruar një vend në parlament.
Me afrimin e zgjedhjeve, gara për vota në jug të vendit pritet të bëhet edhe më e ashpër. /Sarandanews.com/