I ati i të resë britanike të mbytur në Sarandë kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës së tij: Instruktori është përgjegjës (EMRI)

Babai i 29-vjeçares britanike Rebeka Gannon, e cila humbi jetën në plazhet e Sarandës më 19 shtator të 2022, ka dalë në një intervistë eksluzive për “MailOnline”.

Në intervistë, George Gannon, është shprehur se përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij është instruktori i qendrës  “Spiranca Diving Centre”, 48-vjeçari Saimir Kushova, i cili rezulton i dënuar me burg në Norvegji me 15 vite burg, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas tij, autori i kësaj ngjarje është arratisur pak kohë më pas nga mbytja e 29-vjeçares, ndërsa kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për këtë çështje.

Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë një proces i vështirë dhe jam ndjerë i vetmuar. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është burgosur në Norvegji. Ky burrë është përgjegjës për vdekjen e vajzës sime dhe ai duhet të dalë në gjyq, thjesht doja që autoritetet shqiptare ta merrnin seriozisht atë që më ndodhi mua, vajzës time.

Ne e morëm vesh vetëm disa javë më parë, e dinim se ai ishte arratisur pak kohë pasi Rebeka vdiq, por duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në disa operacione të kontrabandës së drogës Kemi zbuluar se ai u arrestua në Norvegji rreth gjashtë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria, por nuk e kishim idenë se ai ishte akuzuar, dënuar dhe burgosur për kontrabandë droge.

Ndihet sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e Rebeka-s, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për të”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre vite më parë më 19 shtator të 2022, ku Rebeka Gannon së bashku më të dashurin e saj ishin duke kaluar pushimet në jugun e Shqipërisë, Sarandë. Ajo vendosi të bëjë zhytje në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, ndërsa kishte kërkuar ndihmë pasi ishte duke u mbytur.

Gjithashtu, grupi i emergjencës i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit, por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtyp dot dhe për pasojë humbi jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *