Gjergji Mërkuri rikthehet në PS, kandidat për deputet në zgjedhje?

Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë në listat e saj në për Qarkun Vlorë një emër të njohur për qytetarët dhe për vetë strukturat e saj.

Burime për mediat konfirmojnë se Gjergji Mërkuri do të jetë kandidat i PS për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Gjergji Mërkuri nuk është një emër i panjohur në skenën politike vendore. Ai ka qenë një drejtues i rëndësishëm i Partisë Socialiste në Sarandë, sidomos në periudhën kur kjo forcë politike ishte në opozitë. Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Mërkuri vendosi të kandidojë si i pavarur për postin e kryetarit të bashkisë, duke sfiduar si të majtën ashtu edhe të djathtën tradicionale në qytet.

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama gjatë mitingut elektoral në Sarandë vitin e kaluar, ka fituar tashmë një kuptim të ri. Në atë fjalim, Rama theksoi se “Njerëz të Partisë Socialiste i kanë rënë në qafë Gjergji Mërkurit“, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tij dhe PS-së nuk ishin ndërprerë përfundimisht.

Vendimi për të kandiduar Mërkurin si përfaqësues të PS-së është një lëvizje që mund të sjellë dinamika të reja në garën e 11 majit. Ajo sinjalizon edhe një përpjekje të socialistëve për të siguruar vota në një qytet me rëndësi strategjike dhe me një elektorat që shpesh ka treguar pavarësi në vendimmarrje.

 

Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky vendim nga baza e Partisë Socialiste në Sarandë dhe cili do të jetë reagimi i kundërshtarëve politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *