Fronëzohet Kryepeshkopi Joan Pelushi
Është fronëzuar këtë të shtunë Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, duke u ulur në fronin më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ky moment shënon fillimin e ushtrimit të detyrës së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse në vend, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e kishës shqiptare.
Qindra besimtarë, të pranishëm në ceremoni, ndoqën nga afër këtë ngjarje historike të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar, e cila shënon fronëzimin e parë të një kryepeshkopi shqiptar.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shtetit dhe politikës shqiptare, përfshirë Presidentin Bajram Begaj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, zv.kryeministren Belinda Balluku, ministrat Pirro Vengu dhe Blendi Gonxhja, ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu