EMRAT/ SPAK mega-operacion në Sarandë e Delvinë, në pranga dhe trajneri i Bistricës Markelian Alinani
Një mega operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Sarandë ditën e sotme, ku janë lëshuar disa masa arresti me vendim gjykate. Sipas burimeve aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe deri tani janë ekzekutuar disa prej këtyre masave.
Bëhet fjalë se operacioni i SPAK është zhvilluar për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.
Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penale dhe Orges Kalo.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.