Damian Gjiknuri zbarkon në Sarandë e Delvinë, intensifikon takimet për sigurmin e votave

Prej dy ditësh, Damian Gjiknuri ka zbarkuar në Sarandë dhe Delvinë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me strukturat lokale dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Fokusi kryesor i tij ka qenë sigurimi i votave në këto dy bashki, duke qenë se ai kandidon në qarkun e Vlorës në listën e hapur dhe i nevojiten sa më shumë vota për të siguruar një mandat në parlament.

Gjiknuri, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtuesit politik të qarkut Vlorë, ka një njohje të fortë dhe ndikim në disa struktura të PS-së në këtë zonë.

Kjo e bën fushatën e tij edhe më të rëndësishme, duke synuar të konsolidojë mbështetjen elektorale në një moment kyç për zgjedhjet e ardhshme.

Mbetet për t’u parë se sa do të ndikojë kjo lëvizje në rezultatin final të garës për deputet në qarkun e Vlorës. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *